Skandal: Thirrje të rënda anti-shqiptare në sy të liderëve ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani
dp

Lexo edheDodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror në basketboll mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë, një pjesë e tifozëve lëshuan kore dhe thirrje të hapura anti-shqiptare.
Ndeshja u ndoq nga shumë figura shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra të kabinetit të tij.
Por, pavarësisht pranisë së autoriteteve, nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj fyerjeve të rënda që u dëgjuan nga tribuna.

Lexo edheDodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata
Disa nga thirrjet skandaloze ishin: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe kore që bënin thirrje për një “Maqedoni të pastër”.