Skandal në Turqi: Arrestohet lideri i ultrasve të Galatasarayt, në shtëpinë e tij gjenden milionat

Autoritetet turke e kanë arrestuar Sebahattin Sirin, emri i vërtetë i të cilit është Muzaffer Sirin, lideri historik i “UltrAslan”, grupimit më të madh të tifozëve të Galatasarayt.
Arrestimi është pjesë e një hetimi të gjerë të nisur nga Prokuroria Publike e Stambollit dhe e ka tronditur skenën sportive turke.
Akuzat ndaj Sirinit janë të rënda. Ai dyshohet për “mashtrim të organizuar në shitjen e biletave në tregun e zi”, “posedim dhe përdorim të lëndëve narkotike”, “përhapje të informacionit mashtrues”, si dhe për shkaktim të trazirave brenda stadiumeve sportive.
ultrAslan tribün lideri Sebahattin Şirin, sağlık kontrolü için sevk edildiği sırada:
“Sayın Öcalan’a özgürlük” dedi.
Şirin daha sonra adliyeye sevk olacak. https://t.co/8cvQjlV2gA pic.twitter.com/V09PDouJ9j
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) August 11, 2026
Mediat turke kanë zbuluar detaje të operacionit. Policia e bastisi shtëpinë e Sirinit dhe kontrolli zgjati rreth tetë orë e gjysmë, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo edheGjimshiti bën hapin e radhës, i bashkohet klubit nga Arabia Saudite
Gjatë bastisjes, autoritetet e zbuluan një shumë të jashtëzakonshme parash.
Sipas BBC-së, policia sekuestroi më shumë se 1.3 milionë dollarë para të gatshme, si dhe 840 mijë euro.
Në shtëpinë e tij u gjetën gjithashtu sasi ari dhe bizhuteri, para në valuta të ndryshme, një pistoletë, municione dhe katër jelekë antiplumb.
Sirin u arrestua të dielën, vetëm një ditë pasi shkaktoi polemika me një postim në rrjetin social “X”.
Në postimin e tij, lideri i “UltrAslan” e akuzoi ministrin turk të Drejtësisë, Akin Gürlek, se i përket “një grupi brenda shtetit që dëshiron ta shpallë Fenerbahçen kampion këtë sezon”, në dëm të Galatasarayt, kampionit në fuqi të Superligës turke.
As ministri i Drejtësisë dhe as Fenerbahçe, rivali historik i Galatasarayt, nuk i kanë komentuar deri tani këto akuza.
Hetimi ndaj liderit të grupimit “UltrAslan” pritet të vazhdojë, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të mëdha në futbollin turk. /Gazeta Express














