Skandal: Mjekët bëjnë operacion në tru, pacientin e gabuar
BILLI

Lexo edheAksidenti ajror në Iran, vdes vajza e miliarderit turk (FOTO)

Një staf i tërë mjekësor deri tek drejtuesi i spitalit është pezulluar nga puna në Nairobi të Kenias, pasi operuan në tru pacientin e gabuar.
Sipas asaj që shkruan BBC, një pacient duhet t’i nënshtrohej ndërhyrjes për pasi kishte pësuar mpiksje gjaku në tru, ndërsa tjetri duhej t’i nënshtrohej një trajtimi për ënjtje.
Mjekët e kuptuan gabimin e rëndë vetëm disa orë pasi ndodheshin në sallë të operacionit, kur sigurisht nuk arritën të gjenin mpiksjen e gjakut.
Pacienti në fjalë ndodhet i shtruar në spital, nën kujdes mjekësor, ndërsa për rastin ka nisur një hetim.

Lexo edheAksidenti ajror në Iran, vdes vajza e miliarderit turk (FOTO)
Ndërkohë, në rrjetet sociale janë të shumtë ata që janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje.