back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeSkandal, ish-ministri akuzohet për sulm seksual ndaj një 17-vjeçareje në Pejë

Skandal, ish-ministri akuzohet për sulm seksual ndaj një 17-vjeçareje në Pejë

Të ngjajshme

Zjarri i madh mes fshatrave Sllatinë dhe Gojbulë të Vushtrrisë

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatrat Sllatinë dhe...

Moti për të premten: Diell dhe temperatura deri në 35 gradë Celsius

Të premten, vendi do të mbizotërohet nga moti kryesisht...

Gjykata lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë. Në...

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish zv/ministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se e mitura, Selma M., 17-vjeçare, është ngacmuar nga Numan Baliq. Ngacmimi ndodhi 2 apo 3 javë para 4 shtatorit, kur Baliq ishte vetëdorëzuar në polici për këtë rast.

“Vajza ka qenë në nifar aktiviteti të mjekësisë, në një fshat pas Vitomiricës”, thotë burimi për ditën kur ka ndodhur sulmi seksual.

60-vjeçari Numan Baliq është vetëdorëzuar në polici më 4 shtator, derisa burimet thonë se rasti ka ndodhur disa javë para kësaj date.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur prindi i të miturës.

Për sulmin seksual, Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express dhe u bë e ditur se prokurori i rastit e ka liruar Baliqin në procedurë të rregullt.

Zëdhënësi për Informim në Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Express se rasti është lajmëruar në polici si sulm seksual.

Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një përgjigje për Express, ka konfirmuar se janë duke e trajtuar këtë informatë dhe duke marrë veprimet e nevojshme.

“Prokuroria Themelore e Pejës e ka trajtuar këtë informatë, ashtu që janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme me qëllim të verifikimit të tyre. Për momentin nuk mund të japim informata më shumë për shkak të konfidecialitetit të hetimeve”, thuhet në përgjigje.

Numan Baliq ka qenë ministër i Shëndetësisë në vitin 2003, por më pas ishte shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm Bajram Rexhepi. Ai, në vitin 2007 deri në vitin 2010, ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Në Qeverinë e Ramush Haradinajt, Numan Baliq u bë zëvendësministër i Ministrisë së Administratës Publike, por edhe nga ky post ishte shkarkuar në janar të këtij viti. /M.K./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz