S’KA REFERNDUM TË SERBISË NË KOSOVË”, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën!

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rezolutës që ndalon mbajtjen e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancë tha se 76 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim e miratoj rezolutën.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot, me kërkesë të kryeministrit, Albin Kurti, për të mbajtur seancën të jashtëzakonshme në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.
Rezoluta e përbashkët u përkrahë nga pozita dhe opozita, duke mos përfshirë PDK-në e Memli Krasniqit, e cila s’mori pjesë në seancë, shkruan Indeksonline
Nga kjo rezolutë është shprehur vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lexo edheKurti, Osmani e Konjufca bëjnë homazhe në Reçak
Vlen të theksohet se presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, të premten duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.
Aty thuhet se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.














