BallinaLajme“S’ka nevojë për panik”, ministrja Hajdari flet për rezervat që ka Kosova

“S’ka nevojë për panik”, ministrja Hajdari flet për rezervat që ka Kosova

Të ngjajshme

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Kosova ka rezerva të grurit për tre deri në gjashtë muaj.

Ajo tha se këto konstatime kanë ardhur pas takimeve me mullisët e vendit.

“Në takim me mullisët na kanë siguruar që Kosova ka miell edhe për 3 deri në gjashtë muaj. Madje edhe sot na thanë se Kosova nuk ka nevojë për panik”, ka thënë ajo.

Më tutje ministrja tha se kanë siguruar edhe nga vendet e tjera zotime për furnizim me miell në rast se Kosova mbetet pa rezerva të grurit.

“Kemi edhe vende mike që sigurojnë se do ta ndihmojnë Kosovën me furnizime shtesë nëse ka nevojë pas disa muajsh”, tha më tutje ajo.

Se nuk ka nevojë për panik e tha edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Duhet t’i sigurojmë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. I kemi parë sot radhët e gjata para fabrikave të miellit. Ma kujtuan marsin e vitit 2020. Nuk ka nevojë për panik. Jemi siguruar mjaftueshëm dhe kemi siguruar kanale për furnizim në rast se ka mungesë”, ka thënë Murati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz