back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeS’ka më kopjime në provimin e Maturës, rregulla të reja nga ministria...

S’ka më kopjime në provimin e Maturës, rregulla të reja nga ministria e Arsimit

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Maturantët janë në prag të mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës, ku pjesa e parë do të organizohet nga data 12 deri më 15 qershor, ndërsa pjesa e dytë nga 19 deri më 22 qershor. Edhe sivjet janë bërë disa ndryshime, ku testi do të mbahet në katër lëndë, prej të cilave tri janë të obligueshme dhe një lëndë me zgjedhje. Ditën e mbajtjes së testit, pritet të vendosen zhurmues në qendrat e testimit, në mënyrë që nxënësit të mos kenë mundësi qasjeje në valë telefonike.

Rreth 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit shtetëror të maturës 2019, i cili sivjet do të ketë disa ndryshime. Debatet për organizimin dhe administrimin e këtij procesi vazhdojnë ende.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë për Radio Kosovën se debatet do të vazhdojnë deri sa të mos ketë më probleme. Ai tha se është duke u diskutuar edhe mundësia e vendosjes së zhurmuesve në qendra të testimit, për të ndaluar çdo mundësi të keqpërdorimit të këtij procesi.

“Jemi duke e parë mundësinë, është duke u diskutuar brenda ministrisë nëse mund ta sigurojmë këtë gjë në këtë periudhë. Edhe pse realisht nuk kanë të drejtë fare të kenë celularë me vete, pasi është e ndaluar me vendim.

”Ministri Bytyqi tha se sivjet Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet në katër lëndë, prej të cilave tri lëndë janë të obligueshme dhe një lëndë me zgjedhje. Ai tha se edhe ndarja e mbajtjes së testit në katër rajone ka ndikuar në një administrim më të mirë. Gjithashtu, bëri të ditur se do të ketë ndëshkime për shkelësit e rregullave.

Sa i përket problemeve gjatë procesit të maturës shtetërore, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, tha për Radio Kosovën se tani nuk do të duhet të flitej më për mashtrime e kopjime, pasi ato nuk do të duhej të ekzistojnë.

Pupocvi tha se do të ishte mirë që ky test të shfrytëzohet për qëllime të analizave në nivel të sistemit të arsimit dhe plan-programeve dhe jo vetëm të rezultateve individuale të nxënësve. Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër rajone do të bëhet më 6 qershor.

Kriteri i kalueshmërisë është 40 për qind nga numri i përgjithshëm i pikëve, ndërsa testi do të përmbajë 200 pyetje. Rezultatet do të publikohen më 1 korrik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz