back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeS’ka mbetje mortore në kampusin e UP-së (FOTO)

S’ka mbetje mortore në kampusin e UP-së (FOTO)

Të ngjajshme

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë i përfunduan gërmimet për një varrezë të dyshuar masive në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kryeqytet.

Kushtrim Gara, nga Komisioni për Personat e Pagjetur, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se gjatë tre ditësh gërmime nuk është gjetur ndonjë mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Ai tha se në këtë lokacion nuk do të ketë më gërmime.

Policia e Kosovës – njësia për krime lufte – bashkë me Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore i nisën gërmimet më 26 nëntor, pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë, se në kompleksin e Universitetit të Prishtinës mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz