back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeSivjet në Maqedoni 122 të vdekur në aksidente, 25 janë këmbësorë

Sivjet në Maqedoni 122 të vdekur në aksidente, 25 janë këmbësorë

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Avancimi i sigurisë së këmbësoreve në komunikacion dhe ulja e viktimave në rrugë ka për qëllim tryeza e sotme e rrumbullakët “Këmbësorët dhe siguria e tyre në komunikacion”, në organizim të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR).

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Oliver Andonov në fjalimin e tij tha se për fat të keq numri i viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit në Maqedoni është i madh dhe në nëntë muajt e parë të vitit ka 122 viktima, prej të cilëve 25 ose një e katërta janë këmbësorë, që është një nga motivet për organizimin e tryezës së tillë të rrumbullakët.

“Ministri i Punëve të Brendshme së bashku me KRSKRR-në, Qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera dhe organizatat në pajtim me planet aksionare do të qëndrojë e përkushtuar në uljen e numrit të të pësuarve në fatkeqësitë e komunikacionit, posaçërisht këmbësorëve. Në këtë drejtim MPB-ja merr aksione për sanksionimin e kundërvajtjeve, por edhe kombinimin e masave parandalues-edukative për veprim mbi vetëdijen r pjesëmarrësve në komunikacion. Masat represive jo gjithmonë kontribuojnë drejtë rezultateve dhe nevojitet të ndërmerren shumë aktivitete drejt të gjithëve kategorive të qytetarëve për uljen e pasojave. Megjithatë, siguria në komunikacion është përgjegjësi personale për secilin prej nesh si individ”, tha Andonov.

Theksoi se Maqedonia me ligjin e ri për siguri në komunikacion krijoi kushte për uljen e numrit të fatkeqësive në komunikacion në të cilat marrin pjesë këmbësorë, posaçërisht me uljen e shpejtësisë së lëvizjes në vendbanime prej 60 në 50 kilometra në orë.

Traumotologu Viktor Kmailovski, tha se lëndime më të shpeshta te këmbësorët në fatkeqësitë e komunikacionit janë thyerjet e ekstremiteteve të poshtme, si dhe lëndimet e rënda krano-cerebrale në pjesën e kokës nga goditjet e përsëritur, për ç’arsye është shumë e rëndësishme konkluzionet nga tryeza e sotme e rrumbullakët të zbatohen me qëllim të uljes së numrit të pacientëve./MIA/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz