BallinaLajmeLajmet e FunditSituata me zjarret, Bajrami: Të kompensohen bujqit, ata që thonë se janë...

Situata me zjarret, Bajrami: Të kompensohen bujqit, ata që thonë se janë ministra të veprojnë menjëherë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që të kompensohen bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit. Deputetja ka thënë se për këtë duhet të marrin vendim ‘‘ata që thonë se janë ministra në detyrë’’, shkruan Gazeta Express.

Bajrami ka shtuar edhe se, nëse ka një moment për të përdorur mjetet nga ”Fondi për Ringjallje Ekonomike”, atëherë ky moment është tani.

‘‘Nëse bujqit nuk kompenzohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga mporti i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit’’, ka shkruar ajo mes tjerash.

Deputetja ka deklaruar edhe se bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme.

Postimi:

Ata që thonë se janë ministra në detyrë duhet të marrin urgjentisht vendim për të kompenzuar bujqit për qindra hektarë grurë të djegur në ditët e fundit. 

Është e rëndë kur brenda disa orëve digjet djersa dhe investimi njëvjeçar i bujqve. Nëse ka një moment për të përdorur mjetet nga ”Fondi për Ringjallje Ekonomike”, ky është tani! 

Nëse bujqit nuk kompenzohen tash, qytetarët me mjete të tyre do ta paguajnë shumëfish dëmin me çmimin e rritur të bukës nga mporti i grurit dhe miellit dhe atë jo vetëm këtë vit.

Bujqit meritojnë mbështetje të menjëhershme.

Ata që sot janë në dëtyre të veprojnë mënjeherë!

- Advertisement -