back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeSindikata e Policisë kundërshton suspendimin e gjashtë zyrtarëve në Gjakovë, kërkon rishqyrtim...

Sindikata e Policisë kundërshton suspendimin e gjashtë zyrtarëve në Gjakovë, kërkon rishqyrtim të vendimit

Të ngjajshme

Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës...

Chelsea përgatitet për Arsenalin, Rosenior optimist për lojtarët dhe Champions League

Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbajtur konferencën e...

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit për suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si të ngutshëm dhe të pabazuar në rrethanat e rastit.

Në komunikatën për media, Sindikata vlerëson se masa e ndërmarrë dëmton rëndë institucionin e Policisë së Kosovës, pasi, sipas saj, ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e stacioneve policore, krijon mungesë të stafit dhe cenon autoritetin e organit të sigurisë, transmeton lajmi.net.

Duke theksuar se nuk synon të ndërhyjë në pavarësinë institucionale të Inspektoratit Policor, Sindikata thotë se, bazuar në audio-incizimin e publikuar në media dhe pas analizimit të rastit, zyrtarët e suspenduar kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe me profesionalizëm.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë dyshohet se janë kërcënuar me jetë në vendin e tyre të punës, në prani të kolegëve të tjerë. Në audio-incizim, thuhet se i dyshuari dëgjohet duke përmendur edhe kohën e mundshme të një sulmi ndaj tyre. Për këtë arsye, ai është trajtuar si i dyshuar për veprat penale të kërcënimit dhe pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit.

Sindikata gjithashtu ngre dyshime se audio-incizimi i publikuar mund të jetë i shkëputur dhe jo i plotë, duke theksuar se sipas legjislacionit në fuqi, një incizim i paautorizuar dhe i paurdhëruar nga organet kompetente nuk mund të konsiderohet provë ligjore.

Në fund, Sindikata e Policisë së Kosovës i bën thirrje Inspektoratit Policor që të rishqyrtojë vendimin dhe të mundësojë kthimin e menjëhershëm në detyrë të zyrtarëve të suspenduar, duke theksuar se ata, sipas saj, kanë qenë viktima të kërcënimit dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.

Komunikata e plotë: 

Komunikata për media nga Sindikata e Policisë se Kosovës, suspendime te ngutshme dhe pa bazë të zyrtareve policor dëmtojnë rendë institucionin e policisë se Kosovës
Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh pakënaqësinë e saj lidhur me suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë ne Gjakovë nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke e konsideruar këtë veprim si të ngutshëm dhe jo adekuat për rrethanat e rastit.
Sindikata thekson se suspendime të tilla dëmtojnë rëndë institucionin e Policisë, gjë që ndikon drejtpërdrejt në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, duke krijuar mungesë të fuqisë punëtore në stacionet policore, si dhe në cenimin e autoritetit dhe besueshmërisë së organit të sigurisë.
Pa dashur të ndërhyjë në kompetencat dhe pavarësinë institucionale të Inspektoratit Policor të Kosovës, Sindikata, duke u bazuar në audio incizimin e publikuar në media dhe pas analizimit të plotë të ngjarjes, ka vlerësuar se zyrtarët policorë të suspenduar kanë kryer detyrën e tyre me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.
Sipas të dhënave të bëra publike, zyrtarët policorë janë kërcënuar me jetë në vendin e tyre të punës, përkatësisht në stacionin policor, në prani të dëshmitarëve – zyrtarë policorë. Në audio incizim dëgjohet i dyshuari duke përcaktuar edhe kohën e mundshme të sulmit ndaj zyrtarëve policorë. Për këtë arsye, me të drejtë ai është trajtuar si i dyshuar për veprat penale të kërcënimit dhe pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës, dhe me urdhër të prokurorit është caktuar masa e paraburgimit.
Po ashtu, ekziston dyshimi se audio incizimi i publikuar është i shkëputur në pjesë dhe jo i plotë, i shkëputur nga i dyshimti. Ku Sipas legjislacionit në fuqi, asnjë audio incizim i paautorizuar dhe i pa urdhëruar nga organet kompetente nuk mund të konsiderohet provë ligjore ne asnjë rast e as ne raste konkret.
Andaj, Sindikata e Policisë së Kosovës i bën thirrje Inspektorati Policor që të rishqyrtojë vendimin dhe të mundësojë kthimin e menjëhershëm në detyrë të zyrtarëve policorë, pasi konsideron se ata në këtë rast kanë qenë viktima të kërcënimit me jete nga i dyshuari dhe kanë vepruar në përputhje me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës së tyre./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz