back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeSimiq: Rrënimi i murit të Mitrovicës nxit tensione

Simiq: Rrënimi i murit të Mitrovicës nxit tensione

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, thotë se votimi i rezolutës në Kuvendin e Kosovës për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës vetëm se do t’i thellojë tensionet mes komunitetit shqiptar dhe serb në vend.

“Është shumë e dëmshme që institucioni ligjvënës siç është Kuvendi i Kosovës, merret me tema të karakterit lokal dhe miraton rezoluta të cilat nuk kanë ndikim ligjor. Tema të tilla në Kuvendin e Kosovës pa nevojë nxisin tensione dhe rrënojnë edhe ashtu marrëdhëniet e ndjeshme mes bashkësive”, ka deklaruar Simiq për gazetën “Zëri”.

Sipas tij, zgjidhja për murin mund të vijë vetëm atëherë nëse të dyja palët ulen në një tavolinë.

Ai ka shtuar se Kuvendi duhet ta kuptojë që nevojitet krijimi i Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se janë të gatshëm t’i dëgjojnë brengat e palës serbe.

“Simiq e di mirë se kryeministri ka qenë gjithherë i hapur t’i dëgjojë brengat e tyre. Derën e kanë të hapur, kurdo që vendosin të kthehen në institucionet për të cilat kanë garuar”, ka thënë Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, në një prononcim për Gazetën “Zëri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz