BallinaLajmeSimboli i Pavarësisë me mesazh të ri

Simboli i Pavarësisë me mesazh të ri

Të ngjajshme

Braçe shuan dyshimet, pranon se do të kandidojë për bashkinë e Tiranës

Erion Braçe ka konfirmuar se do të garojë në...

​Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave serbe

Është shënuar 27-vjetori i masakrimit të 106 qytetarëve në...

Çfarë pamje! Tifozët nga Shqipëria nisen drejt Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë,...

Krisja e raporteve me Edi Ramën, sqarohet Spiropali

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë,...

Çfarë ftese i bëri Ermal Mamaqi-Mozës në “Ferma VIP”?

Spektakli i radhës i “Ferma VIP 3” ka sjellë...

Ruajta e mjedisit do të jetë mesazhi i sivjetmë i “Newborn”-it, simbolit të Pavarësisë së Kosovës.  Ideatori i këtij obelisku, Fisnik Ismaili, ka bërë të diturpër gazetën “Zëri” se në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të jepen mesazhe për ruajtjen e ambientit, për problemet me ndotjen e ajrit, për energjinë e të tjera, shkruan Gazeta “Zëri”.

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës obelisku i “Newborn”-it do të ngjyroset me ngjyra të theksuara, që kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen e ambientit, për mbrojtjen e ajrit, si dhe për riciklimin e mbeturinave, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kjo është bërë e ditur nga krijuesi i këtij obelisku, Fisnik Ismaili, i cili gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka thënë që kjo ide i ka ardhur si pasojë e ajrit të ndotur në vend. Ismaili ka bërë të ditur po ashtu se këtë vit monumentit të “Newborn”-it do t’i krijohet një bazament, me qëllim që në të ardhmen të shfrytëzohet edhe si atraksion turistik nga njerëzit që vijnë në qytetin e Prishtinës.

Në planet e Ismailit hyn edhe hapja e një restoranti afër “Newborn”-it me emrin e këtij monumenti, si dhe do të shiten suvenire me figura të këtij monumenti.

Ruajtja e mjedisit, mesazhi i simbolit të Pavarësisë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz