BallinaRegjionaleDrenasSigurohen maska për të gjithë mësimdhënësit e Drenasit

Sigurohen maska për të gjithë mësimdhënësit e Drenasit

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020/21, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim drejtorin e kompanisë “Yess Pharma”, Armend Ramadani dhe përfaqësuesin e kësaj kompanie Arlind Basholli, të cilët i kanë dhuruar 1000 maska shumë përdorimshe për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të Komunës së Drenasit.

Drejtori i kompanisë “Yess Pharma”, Armend Ramadani ka thënë se ky donacion i jepet Komunës së Drenasit për të gjithë mësimdhënësit, pasi që Drenasi ka rezultuar me performancën me të mirë nga të gjitha komunat në vlerësimin e fundit të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar Armend Ramadanin e Arlind Bashollin për këtë donacion të ofruar dhe ka përgëzuar për maskat shumëpërdorimëshe dhe cilësore që i kanë sjellë donacion.

Kryetari Lladrovci tha se ky donacion është shumë i mirëseardhur sidomos në fillimin e vitit të ri shkollor për të parandaluar përhapjen e virusit covid-19.

Maskat do të dhurohen për të gjithë mësimdhënësit e institucioneve edukative-arsimore në Komunën e Drenasit dhe vlera e donacionit është 2500 euro. Maskat janë të cilësisë së lartë dhe janë shumë përdorimshe të cilat ndihmojnë për luftimin dhe parandalimin e virusit covid-19 dhe janë të lehta për të mbajtur mësimin pa pengesa nga mësimdhënësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz