Siguri e shtuar në Bratisllavë, në terren edhe policët me kuaj para sfidës me Kosovën
dp

Lexo edhe“O sa mirë me qen shqiptar, o hej”, shqipet ia thonë këngës në Sllovaki

Atmosfera në Bratislavë po bëhet gjithnjë e më e nxehtë para përballjes mes Sllovakisë dhe Kosovës në play-off për Kupën e Botës 2026.
Autoritetet sllovake kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë, duke mos lënë asgjë rastësisë. Një numër i madh automjetesh policore janë vendosur pranë zonave ku ndodhen tifozët, ndërsa në terren janë angazhuar edhe njësi policore mbi kuaj për të mbikëqyrur rendin.
Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar çdo incident të mundshëm, teksa prania e madhe e tifozëve, veçanërisht atyre kosovarë, ka rritur ndjeshëm tensionin në qytet.

Lexo edhe“O sa mirë me qen shqiptar, o hej”, shqipet ia thonë këngës në Sllovaki
Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë të zjarrtë, brenda dhe jashtë stadiumit.