back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleSi u mundua Kadri Veseli t’u përgjigjet dje në Skënderaj fjalëve të...

Si u mundua Kadri Veseli t’u përgjigjet dje në Skënderaj fjalëve të rënda të diplomatit zvicëran

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...

Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është munduar t’i përgjigjet fjalëve të rënda të ambasadorit të Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebet. I cili ua tha para syve se paratë e Kosovës po keqpërdoren duke paguar veteranë të rrejshëm e pastaj po i lënë ndërkombëtarët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët. Është i vetmi Veseli nga klasa politike që mori mundin t’i thotë diçka ambasadorit që edhe në atë moment nuk harroi t’i thurte lëvdata presidentit Hashim Thaçi.

Kadri Veseli ka provuar t’i dalë zot Hashim Thaçit kur në vendlindjen e tij u kritikua rëndë lidershipi kosovar nga shteti mik i Kosovës-Zvicra. Veseli i tha ambasadorit se në Skenderaj ka heronj e politikanë të mëdhenj, duke përmendur Thaçin si politikan të madh.

“Ky vend ka ditur t’i japë luftëtarë, por edhe politikanë shumë të mëdhenj, sot e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht nga ky regjion”, tha Veseli

Deklaratës së ambasadorit rreth së cilës mund të mësoni më shumë KËTU, iu përgjigj kreu i Kuvendit Kadri Veseli, duke i thënë se në vendin ku po përurohet ujësjellësi ka shumë luftëtarë të vërtetë të cilët kanë qenë në UÇK.

Veseli ka shtuar se zona e Skenderajt ka heronj dhe njerëz të cilët I japin kontribut edhe sot paqes.

“Këtu ku sot do të bëhet përurimi i këtij investimi i cili është shumë i madh, i nderuari ambasador, ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë vetëm luftëtarë të vërtetë të UÇK-së. Ka shumë heronj kjo zonë, por ka edhe njerëz të cilët japin kontribut edhe sot paqes. Ky vend ka ditur t’i japë luftëtarë, por edhe politikanë shumë të mëdhenj, sot e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht nga ky regjion”, tha ai.

Për deklaratën e Lebet ka reaguar sot edhe përfaqëuesi i OVL-UÇK-së Nasim Haradinaj, i cili tha se veteranë të rrejshëm ka edhe në Zvicër. Ndër të tjera ka ftuar ambasadorin që të ndihmojë në zbardhjen e këtyre rasteve. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz