back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëSi u komentua në Kosov,ë grusht shteti në tentativë në Turqi?

Si u komentua në Kosov,ë grusht shteti në tentativë në Turqi?

Të ngjajshme

“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga Gjakova për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesja e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka...

Antonio Conte i përgjigjet Diego Costas pasi ai kritikoi jetën e tij seksuale

Trajneri italian, Antonio Conte, i është përgjigjur futbollistit Diego...

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Në forma të ndryshme, është komentuar grusht shteti në Turqi nga kosovarët. Duke shprehur keqardhjen për viktimat dhe duke dëshiruar që gjendja të stabilizohet në shtetin turk, dikush prej tyre e sheh si lëvizje politike të presidentit turk Erdogan.

Përkrahje për presidentin turk ka pasur edhe nga Kosova. Disa shtetas turq, pas mesnate, janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, për ta kundërshtuar grusht shtetin, ndërsa janë dëgjuar thirrje “Turkie” dhe “Erdogan”, raporton KTV.

E një turiste gjermane nga Prizreni, ka shprehur shqetësimin e saj për vajzën e saj, që nuk ka arritur të largohet nga Stambolli.

Prizrenasit kanë shprehur keqardhje për viktimat, derisa kanë dhënë edhe versionet e tyre për atë se si erdhi deri grusht shteti.

Si rezultat i zhvillimeve shtetin turk, të shtunën nga Prishtina është anuluar vetëm një fluturim në drejtim të Stambollit.

Por, qytetet bregdetare të Turqisë si Antalya e Alanya, rreth 500 kilometra nga kryeqyteti turk, Ankara, duket se nuk janë ndikuar nga sulmet terroriste të kohëve të fundit edhe gjendja e brishtë sigurisë.

Madje, agjencitë turistike flasin për rritje të numrit të pushuesve nga Kosova, si rezultat i uljes prej rreth 30 deri në 40 % në çmimet e aranzhmaneve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz