BallinaBotëGrushti i shtetit në Turqi: Arrestohet gjenerali shqiptar, i lindur në Kosovë

Grushti i shtetit në Turqi: Arrestohet gjenerali shqiptar, i lindur në Kosovë

Të ngjajshme

Nicole Kidman shkëlqen në eventin ekskluziv të Chanel

Nicole Kidman dukej shumë e re përkrah Lauren Sanchez...

Barcelona e pandalshme, fiton thellë ndaj Sevillas

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 5:2...

Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kontributin në vend

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues...

Aktorja trondit me peshën e saj, më pak se 45 kg!

Aktorja e famshme Nicola Peltz u përkushtua rreth katër...

Mediat turke raportuan se kanë arrestuar gjeneralin Adem Huduti, i cili ishte pjesë e grushtit të shtetit kundër qeverisë.

Huduti ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

BBC-ja shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri tani, së bashku me Akin Ozturk.

 Huduti, i lindur në Kosovë, ka emigruar në Turqi dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973. Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësorisë në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Për shumë vite, ai ka kontribuuar në forcat aleate tokësore të NATO-s për Europën Jugore, në Itali. Në 2014-n, Huduti u gradua si general-lejtnant dhe u emërua në Ushtrinë e Dytë, formacioni më i madh ushtarak i këmbësorisë së Forcave të Armatosura në Turqi. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Huduti ka shërbyer në Afganistan, ku ka drejtuar trupat turke.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz