BallinaSportSi te Kosova, Rashica do ta bartë numrin 7 edhe te Werder...

Si te Kosova, Rashica do ta bartë numrin 7 edhe te Werder Bremeni

Të ngjajshme

​Italia në kërkim të trajnerit të ri, lajmërohet “shpëtimtari”

Trajneri italian, Roberto Mancini, besohet se është i bindur...

Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga vetura vidhet çanta me armë dhe dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Arrestohet një grua në Podujevë, keqtrajtoi fëmijët

Një grua është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për...

E premte me mot të vranët dhe riga shiu në vend

Moti në vend të premten pritet të jetë kryesisht...

Milot Rashica do ta bartë fanellën me numrin e tij të parapëlqyer, 7, edhe te Werder Bremeni nga sezoni i ardhshëm, ka njoftuar klubi gjerman.

Superylli i Kombëtares së Kosovës, Rashica, për një sezon e gjysmë në Bundesligë, e barti fanellën me numrin 11, të cilin tani do ta lirojë për ndonjërin nga bashkëlojtarët e tij, shkruan Gazeta Express.

22-vjeçari e bart numrin 7 në shpinën e tij kur luan për ekipin kombëtar të Kosovës dhe tani do ta ketë nderin të njëjtin ta bartë edhe kur t’i mbrojë ngjyrat e klubit gjerman.

Rashica iu bashkua Werder Bremenit në janar të vitit 2018 dhe pas një fillimi të vështirë pas kalimit nga liga holandeze në atë gjerman, ai shpërtheu dhe u bë lojtari më i dashur për tifozët e Bremenit në vitin 2019.

Në 30 paraqitje për Bremenin në total, Rashica i ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asiste, shumicën absolute në vitin 2019.

Formën e lartë këtë vit, 22-vjeçari po e bart edhe te kombëtarja verdhekaltër. /Gazeta Express/

Milot Rashica me Kombëtaren e Kosovës
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz