BallinaJetëSi ndikon përdorimi i çokollatës së zezë në shikimin tuaj

Si ndikon përdorimi i çokollatës së zezë në shikimin tuaj

Të ngjajshme

Tentoi t’i japë ryshfet policit në Bërnjak, arrestohet shtetasi i Serbisë

Një person është arrestuar sot në Pikë Kalimin Kufitar...

Bayern Munich i gatshëm t’i ofrojë kontratë të re 40-vjeëarit Neuer

Manuel Neuer vazhdon të jetë një nga portierët më...

Mërgimtari që fyeu rëndë Haradinajn, militant i Kurtit, pritej nga Atiqi në zyrë

Daut Hetemi, mërgimtari që e ofendoi rëndë Ramush Haradinaj,...

Konsumimi i çokollatës së zezë me përmbajtje mbi 72 për qind kakao rrit qarkullimin e gjakut si dhe përmirëson dukshëm shikimin.

Një studim i publikuar nga Rosenberg School of Optometry në SHBA, tregon se çokollata e zezë përmirëson shikimin te mbi 70 për qind e njerëzve.

Çokollata e zezë është e pasur me flavanol, një antioksidues i rëndësishëm.

Inflamacioni është përgjegjës për shumicën e ndryshimeve degjeneruese të ndërlidhura me gjendet e ndryshme kronike përfshirë sëmundjet e zemrës, Alzheimer dhe kancerin.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se flavanol gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe sistemin kardiovaskular në afat të shkurtër, por shumë pak hulumtime janë bërë për efektet e tij në shikimin e njeriut.

Çokollata e zezë ka tetë herë më shumë flavanol sesa qumështi me çokollatë.

Dy orë pas ngrënies së çokollatës personat që ishin pjesë e studimit u testuan për aspekte të shumëfishta të shikimit, duke përfshirë kontrastin, perceptimin e ngjyrave, dhe efektet e zbehjes.

Më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve kishin përmirësim në shikim pasi hëngrën çokollatën e zezë në krahasim me ata që kishin pirë qumështin me çokollatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz