Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se takimet e sotme i ka përmbyllur me qytetarët e Ribarit të Madh.
Buja ka thënë se pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmoi përkushtimin e tyre dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme për projektin e tij politik për të udhëhequr këtë komunë.
Postimi:
Fitorja është e jona!
Mbrëmjen e përmbylla në një takim të madh me qytetarët e Ribarit të Madh dhe me kandidatin tonë për Kuvendin Komunal nga kjo nëndegë, Herolind Kozhani.
Pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmoi përkushtimin e tyre dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme, si për Herolindin në Kuvendin Komunal, ashtu edhe për projektin tim politik për të udhëhequr Lipjanin.
Demokratët e Ribarit e dhanë sonte një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për fitoren e madhe që po na pret!