
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e së dielës.
Buja ka thënë se energjia e tyre i ka dhënë forcë atij, dhe pjesëmarrja e tyre shpresë e mbështetja e tyre e kanë vulosur fitoren.
Postim:
FALEMINDERIT qytetarë të dashur të Lipjanit!
Sonte treguat dashuri, besim, si dhe përkushtim për Lipjanin tonë.
Energjia juaj më dha forcë, pjesëmarrja juaj më dha shpresë, e mbështetja juaj e vulosi fitoren!
Kjo fitore është e juaja!
Është koha për fitoren e Lipjanit tonë!