back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeShukri Buja e prezanton planin për Lumin Sitnica: Do ta fillojmë rregullimin...

Shukri Buja e prezanton planin për Lumin Sitnica: Do ta fillojmë rregullimin e shtratit, shtigje për ecje e çiklizëm – detajet në pamje

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit ka shkruar për Lumin Sitnica, duke thënë se nuk duhet të jetë simbol i neglizhencës.

Ai ka premtuar se do të fillojnë rregullimin e shtratit të lumit Sitnica në pjesën që shtrihet në anën e majtë të rrugës “Hajredin Bajrami.

“Lumi si Sitnica nuk duhet të jetë simbol i neglizhencës, por i jetës, i gjelbërimit dhe i bukurisë urbane. Në mandatin tonë, do të fillojmë rregullimin e shtratit të lumit Sitnica në pjesën që shtrihet në anën e majtë të rrugës “Hajredin Bajrami”. Aty ku sot kemi një hapësirë të degraduar, nesër do të ndërtojmë një zonë funksionale dhe atraktive për qytetarët tanë. Do të ndërtojmë shtigje për ecje dhe çiklizëm, do të krijojmë kënde lojërash për fëmijë, hapësira për relaks dhe gjelbërim – një zonë urbane e re që do t’i japë frymëmarrje qytetit dhe do të afrojë njerëzit me natyrën”.

“Ky projekt nuk është vetëm rregullim i një shtrati lumi është investim në cilësinë e jetës, në mirëqenie, në kohën e lirë, në qytetin që duam t’ua lëmë brezave të ardhshëm. Ky është vizioni ynë: një Lipjan i pastër, i gjelbër, me hapësira për familje, për fëmijë, për të rinj e për të moshuar. Qyteti nuk rritet vetëm me ndërtesa rritet me kujdes për natyrën, për ambientin dhe për njerëzit. Lipjani i së nesërmes fillon sot me projekte që prekin jetën tuaj, çdo ditë”, ka thënë Buja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz