Klubi i futbollit Barcelona nuk do të rikthehet në stadiumin legjendar “Spotify Camp Nou” në afatin e parashikuar fillimisht.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive spanjolle Mundo Deportivo, punimet për rinovimin e stadiumit kanë pësuar vonesa dhe rikthimi i skuadrës katalanase në shtëpinë e saj është shtyrë, shkruan IndeksOnline.
Barcelona kishte planifikuar të luante sërish në Camp Nou në fillim të sezonit 2025/26, por për shkak të disa pengesave teknike dhe logjistike gjatë procesit të ndërtimit, kjo nuk do të jetë e mundur.
Projekti ambicioz i quajtur “Espai Barça” përfshin transformimin e plotë të stadiumit në një impiant modern dhe funksional, por punimet nuk kanë ecur me ritmin e parashikuar.
Aktualisht, blaugranat po i zhvillojnë ndeshjet si vendas në Estadi Olímpic Lluís Companys në Montjuïc, ku do të qëndrojnë edhe për një periudhë më të gjatë sesa pritej.
Zyrtarë të klubit nuk kanë konfirmuar ende një datë të re për rikthimin në Camp Nou, por raportet thonë se objektivi i ri është përfundimi i pjesës më të madhe të stadiumit deri në fund të vitit 2026./IndeksOnline/