Shtyhet ndeshja e La Ligas
dp·

LA Liga ka vendosur pezullimin e ndeshjes së javës së 23-të mes Rayo Vallecano dhe Real Oviedo, e cila duhej të zhvillohej këtë të shtunë, më 7 shkurt, në Stadiumin e ”Campo de Futbol de Vallecas” në orën 14:00.
Vendimi u mor pasi fusha e lojës nuk plotëson kushtet e sigurta për zhvillimin e ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit, Rayo Vallecano kishte ndërmarrë një zëvendësim të plotë të tapetit gjatë kësaj jave, por reshjet e vazhdueshme bënë që fusha të mos arrijë gjendjen optimale.

Lexo edheJuventus arrin marrëveshje me Yildiz për kontratë të re
LALIGA dhe klubi monitoruan vazhdimisht punimet dhe bënë përpjekje maksimale për të zhvilluar ndeshjen, por kushtet atmosferike e pamundësuan këtë./IndeksOnline/














