back to top
Sunday, September 21, 2025
BallinaSportShtyhet derbi mes PSG-së dhe Marseilles

Shtyhet derbi mes PSG-së dhe Marseilles

Të ngjajshme

Besnik Osmani premton mbështetje për bujqit në Fushë Kosovë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të...

Shtyhet derbi mes PSG-së dhe Marseilles

Përplasja e javës së 5-të në Ligue 1 mes...

Kanadaja njeh Palestinën shtet

Kanadaja ka shpallur sot zyrtarisht njohjen e saj ndaj...

Përplasja e javës së 5-të në Ligue 1 mes Olympique de Marseille dhe Paris Saint-Germain, e parashikuar këtë të diel në orën 20:45 në Stade Vélodrome, nuk do të zhvillohet.

Për shkak të kushteve atmosferike të konsideruara shumë të rrezikshme në Bouches-du-Rhône, prefekti ka vendosur të shtyjë ndeshjen, transmeton klankosova.tv.

Në një komunikatë zyrtare të transmetuar nga AFP, ai thekson:

”Për një koherencë dhe siguri për të gjithë, prefekti ka marrë vendimin për të anuluar ndeshjen e futbollit mes OM dhe PSG sonte. Liga e Futbollit Profesional dhe klubet janë informuar paraprakisht”.

Sipas rregullores së LFP-së, një ndeshje e shtyrë për shkak të motit duhet të luhet parimisht ditën pasuese.

Megjithatë, prania e disa lojtarëve të Parisit në ceremoninë e Topit të Artë të hënën në mbrëmje e ndërlikon këtë mundësi, veçanërisht me fitoren e pritur të Ousmane Dembélé.

Liga do të duhet pra të gjejë një datë të re për këtë takim shumë të pritur, i cili mbetet një nga ngjarjet kryesore të kampionatit francez.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz