Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka udhëtuar dje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vizita e Kurtit do të jetë 10 ditore, e kësisoj përgjatë kësaj kohe ai parashihet t’i zhvillojë disa takime në Amerikë.
Por jo vetëm kaq.
Në Kosovë mungon edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Osmani po ashtu ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës para disa ditëve, në kuadër të Asamblesë së kombeve të Bashkuara.
Edhe pse parashihet që në të shumtën e rasteve vizitat e tyre jashtë vendit të jenë të koordinuara e që vendi të mos mbetet pa drejtues, në Kosovë tani udhëheqësi më i lartë është kryetari i Kuvendit ë Kosovës, Dimal Basha.
Derisa në vend nuk janë as Osmani e as Kurti, Kosova mbetet nën udhëheqjen e Bashës.
Në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshëm të krijuar, Dimal Basha do të duhej të merrej edhe me çështje që s’do të merrej në një gjendje normale si kryeparlamentar.
Edhe pse udhëtimi i Kurti dhe Osmanit në të njëjtën kohë nuk është në ndonjë normë të ndaluar, pro parashihet që ata të koordinohen në mënyrë që vendi të mos mbetet pa drejtues- por derisa në vend është kryeparlamentari situata është më e rregullt.
Komfort në Ligjin për Protokollin e shtetit (Ligji Nr. 03/L132) nenit 19 pika 4 e këtij neni në mënyrë decidive thotë ” protokolli i shtetit vihet në dijeni për çdo lëvizje të të personalitete kryesore, Presidentit, Kryetarit të kuvendit dhe Kryeministrit jashtë vendit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit.
E hic më larg se dy vite më parë, presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca patën udhëtuar në të njëjtën kohë.
Presidenca e Kosovës përmes një njoftimit zyrtar pati njoftuar se Osmani me ftesë të Presidentit të Tunizisë, Kais Saied dhe Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ka udhëtuar për në Djerba të Tunizisë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e krerëve të shteteve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Kurse Kurti ka udhëtuar për në Estoni, ku ka takuar homologen e tij estoneze Kaja Kallas për një takim bilateral.
Ai gjithashtu zhvilloi një drekë pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Reinsalu.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka udhëtuar në Gjermani, ku ka mbajtur takim me bashkatdhetarët.
E tani për tani në udhëtime janë vetëm Kurti dhe Osmani, që i bie se në vend vazhdon të jetë kryeparlamentari Basha./Lajmi.net/