Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin e Nobelit që nuk ia dha Trumpit çmimin prestigjioz
dp

Lexo edhePrishtina zgjohet me letrën e Uran Ismailit: Është koha për ndryshim! (Dokumenti i plotë)

Të premten, Komiteti njoftoi se María Coria Machado është laureate e Nobelit për Paqe për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës.
Trump ka folur haptas rreth synimit të tij për këtë çmim, duke i marrë meritat për përfundimin e disa konflikteve globale, dhe vazhdimisht e ka ngritur këtë çështje, përfshirë edhe në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fund të shtatorit.
Drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, ka thënë se Komiteti i Nobelit ka vërtetuar se e vendos politikën mbi paqen, duke theksuar se Trump është një lider që mund t’i lëvizë edhe malet vetëm me forcën e vullnetit.

Lexo edhePrishtina zgjohet me letrën e Uran Ismailit: Është koha për ndryshim! (Dokumenti i plotë)