BallinaLajmeSHSKUK: Të moshuarit i është ofruar disa herë ndihmë në Emergjencë

SHSKUK: Të moshuarit i është ofruar disa herë ndihmë në Emergjencë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, ka reaguar ndaj rastit në lidhje me të moshuarin që mediat e raportuan mbrëmë.

Në reagim, SHSKUK ka tentuar ta sqarojë rastin, mirëpo nuk flitet pse është lënë të presë i moshuari me dhimbje në korridoret e emergjencës.

Në njoftimin e këtij institucioni, thuhet se pacienti me inicialet A.H. është trajtuar më parë në Klinikën Emergjente.

Reagimi i plotë:

Pacientit A.H, i është ofruar disa herë ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente

Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, dëshiron të sqaroj opinionin në lidhje me rastin të moshuarit, filmimet e të cilit kanë dalë mbrëmë në media.

Mjekët kujdestarë në Klinikën Emergjente me datë 16.01.2019, në bazë të raporteve mjekësore dëshmojnë për trajtimin e pacientit me inicialet A.H. I njëjti është pranuar, diagnostifikuar dhe në të njëjtën kohë janë konsultuar shërbimet subspecialistike.

Pacienti fillimisht është sjellë me autoambulancë nga Mitrovica, për në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

Pacienti A.H. është kontrolluar edhe në Klinikën Emergjente disa herë brenda kohës sa ka qëndruar në Klinikën Emergjente dhe të njëjtit i janë dhënë edhe këshilla të mëtutjeshme mjekësore. Pacienti ka qëndruar në Klinikën Emergjente edhe për një kohë pas trajtimit për shkak se është pritur që të vijë ndonjë i afërm ta marrë.

Kjo nuk është hera e parë që pacienti A.H. merr ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në muajin tetor të vitit 2018, i njëjti është shtrirë për disa ditë edhe në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK ku ka marrë të gjithë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Të gjithë këto dëshmi të mjekëve i vërtetojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz