Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale për shërbimet e hemodializës.
Sipas një komunikate të lëshuar, ShSKUK ka njoftuar se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale për shërbimet e hemodializës.
“ Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton, se është në pritje të realizimit të kontratave për furnizim me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës.Derisa të përfundojë procesi i furnizimit, është kërkuar nga njësitë përkatëse të bëjnë ri-organizimin e brendshëm të punës, me qëllim që pacientëve që kanë nevojë për dializë të marrin shërbimin e nevojshëm.ShSKUK po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të realizohet sa më shpejtë ”, thuhet në njoftim./Indeksonline/