back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeShqiptaromadhi Veton Surroi tallet me flamurin e Republikës së Kosovës

Shqiptaromadhi Veton Surroi tallet me flamurin e Republikës së Kosovës

Të ngjajshme

Ende aktiv zjarri masiv në deponinë e veturave në Pejë

Një zjarr i madhë ka përfshirë deponinë e veturave...

Olta përvëlon me poza nga pushimet, duket flakë

Aktorja e njohur dhe një nga emrat më të...

​Alicia Silverstone mendoi se po dilte me Cary Elwes pasi xhiroi puthjen për Crush

Aktorja Alicia Silverstone gjatë një interviste për Entertainment Weekly...

Familja e gjerë dhe e ngushtë e Veton Surroit ka qenë një familje e privilegjuar jugosllave për disa dekada duke e respektuar flamurin jugosllav.

Ish-Kryetari i Partisë Reformiste Ora Veton Surroi, i cili ka qenë i përfshirë në negociatat për pavarësinë e Kosovës të ndërmjetësuara nga ish-Presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, nga të cilat kanë derivuar edhe simbolet e Kosovës, e ka krahasuar flamurin e Kosovës më një peshqir.

Surroi këto tone patriotike i ka shfaqur në një shkrim të një ligjëruesi të marrëdhënieve ndërkombëtare i cili ka shkruar një artikull për Kosovën të titulluar “Si e ndërtoi Perëndimi një shtet të dështuar në Kosovë”.

Ish-politikani i cili ka shfaqur ambicie për t’u bërë Presidenti i Kosovës pas pavarësisë, por ka dështuar, ka thënë se flamuri shtetëror i Kosovës  “me lehtësi do të mund të përdorej si peshqir në ndonjë hotel në Turqi”.

Flamuri i Kosovës i ngjan atij të BE’së ndërkohë që 6 yjet në të përfaqësojnë 6 grupet etnike që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, turqit, goranët, romët dhe boshnjakët për të drejtat e të cilëve në bisedimet e Vjenës, Surroi është angazhuar personalisht.

Në një shkrim të publikuar 4 vite më parë, ish-Ambasadori amerikan Chris Dell kishte shpalosur se “publicisti Surroi kishte kërkuar postin e presidentit”. Sipas ish- ambasadorit Dell, Surroi madje i ishte lutur për postin e Presidentit gjatë darkës në shtëpinë e ambasadorit diku në vjeshtën e vitit 2010.

Mbase po të merrte postin e shefit të shtetit, Surroi i cili kur kosovarët ishin pozicionuar për pavarësi, kërkonte pjesëmarrje në zgjedhjet e Serbisë, nuk do ta kishte problem të përkulej para “peshqirit” me 6 yje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz