Shqiptari në Zvicër blen tabelat e veturës si data e lindjes, ja sa i kushtuan
BILLI

Lexo edheShisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen tre të rinj

Shqiptarët janë të pasionuar pas veturave. Jo vetëm pas tyre, por edhe pjesëve, madje, edhe tabelat dëshirojnë t’i kenë të veçanta.
Kështu ishte edhe dëshira e Amir Kosumit, i cili jeton në Uster të kantonit të Zürichut. “Jetoj që dhjetë vite në Zvicër dhe gjithmonë kam pas dëshirë ta kem një numër karakteristik të veturës në Zvicër, atë e kam realizuar dje, pasi në ankandin publik të tabelave për vetura e kam blerë numrin ZH 41185”, ka thënë Kosumi për albinfo.ch.
Këta numra janë të veçantë për të. “Numrat janë të njëjtë me datën e lindjes time, pra kam lindur më 4.11.85 (1985)”, ka shtuar tutje ai.

Lexo edheShisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen tre të rinj
Amiri tregon sa i ‘kushtoi dëshira e tij’. “Këto tabela i kam blerë për 1770 franga zvicerane. Jam i lumtur që kam blerë këto tabela, dhe shpresoj që do t’i shfrytëzojnë edhe fëmijët e mi në të ardhmen”, përfundoi Amir Kosumi.
