back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeShqiptari hyn ilegalisht pas dëbimit, Italia e rikthen drejt Tiranës me avion

Shqiptari hyn ilegalisht pas dëbimit, Italia e rikthen drejt Tiranës me avion

Të ngjajshme

Bastiset një shtëpi në Leposaviq, gjenden emblema dhe jelek i ushtrisë serbe

Një person është arrestuar pasi në shtëpinë e tij...

Zubin-Potok: Policia gjen armë e uniformë ushtarake në shtëpinë e një të dyshuari

Gjatë një bastisjeje në fshatin Orashak të Zubin-Potokut, policia...

Muharremi: PDK-ja fituesja më e madhe e raundit të parë

Analisti Shenoll Muharremi përmes një analize të publikuar në...

YouTube rikthen shërbimin pas problemeve globale të transmetimit

YouTube njoftoi se ka zgjidhur problemet me faqen dhe...

Zyra e Imigracionit në Shtabin e Policisë së Astit ka kapur një shqiptar, i cili ishte dëbuar nga Italia prillin e kaluar dhe kishte rihyrë ilegalisht në vend.

Autoritetet zbuluan se ai ishte kthyer ilegalisht në Itali në tetor, teksa u ndalua gjatë kontrolleve të synuara dhe u arrestua për krimin e imigracionit të paligjshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Në ekzekutim të urdhrit të dëbimit sipas nenit 13, paragrafi 13 i Dekretit Legjislativ 286/98 dhe dekretit për shoqërimin në kufi të lëshuar nga Shefi i Policisë së Astit, personeli i Zyrës së Imigracionit shoqëroi me forcë shtetasin shqiptar në Aeroportin e Milanos Malpensa, nga ku ai u riatdhesua në vendin e tij të origjinës”, njoftuan autoritetet për rastin.

Nuk u dhanë detaje për të kaluarën e shqiptarit, nëse kishte qenë i dënuar apo akuzuar më parë për krime të rënda, që kishin sjellë edhe dëbimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz