BallinaShqiptareShqiptarët habisin Botën/ Tre vëllezër në 3 kombëtare të ndryshme. Ja kush...

Shqiptarët habisin Botën/ Tre vëllezër në 3 kombëtare të ndryshme. Ja kush janë fenomenët

Të ngjajshme

Rama: Integrimi i Shqipërisë në BE i pandalshëm, së shpejti do të vijë lajmi i ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se procesi...

Në gjendje të dehur dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas, i dyshuari përfundon në mbajtje

Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se...

Zyrtare: Chelsea emëron Xabi Alonson

Xabi Alonso nuk ka mbetur gjatë papunë. Spanjolli, ka vendosur...

Conor McGregor rikthehet në UFC pas pesë vitesh, do të përballet me Max Holloway

Superylli i MMA-së, Conor McGregor, do të rikthehet në...

Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot

Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës...

Shpeshherë rastet që vijnë nga Shqipëria janë nga ato që të lënë me gojëhapur, nga ato që nuk e kanë një të dytë jo vetëm në Europë, por në mbarë Botën.

“Nuk kanë talent shqiptarët”, thonë pa u menduar gjatë shumë persona, të cilët harrojnë faktin më të rëndësishëm, se jemi ne ata që po mbajmë aq shumë përfaqësuese të ndryshme.

Madje, nëse i hyjmë gjërave më thellë, do të shohim nga ato çudi që vetëm në Shqipëri mund t’i gjesh, shkruan Shqipëria.Ch.

Kemi dy raste të familjeve, në të cilat janë tre vëllezër që luajnë në tre përfaqësuese të ndryshme.

Fillimisht do të ishte familja “Xhaka”, që ishte për të hyrë në histori, tre bijtë e saj do të zgjidhnin tre përfaqësuese të ndryshme.

Image

Taulant Xhaka me Shqipërinë, Granitin me Zvicrën,  ndërsa Agoni kërkon vazhdimësinë e tij me Kosovën.

Sikur të mos mjaftonte ky rast, shqiptarët vijnë me një tjetër precedent të ngjashëm.

Familja Ajeti është duke ecur në të njëjtën rrugë, teksa sipas lajmeve të fundit, më i vogli i kësaj familje, Adonis Ajeti, do të zgjedhë të përfaqësojë Kosovën.

Albiani e mbylli përfundimisht historinë e tij në ditën e djeshme, teksa debutoi me Zvicrën.

Për Arlind Ajetin nuk ka nevojë për shumë informacione, pasi ai luan me kuqezinjtë.

Kësisoj, janë dy familje, Xhaka dhe Ajeti, të cilët kanë nga tre lojtarë që përfaqësojnë tre kombëtare të ndryshme.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz