BallinaLajmeShqiptarët fitojnë 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Shqiptarët fitojnë 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Të ngjajshme

Çmimet e larta të naftës dhe inputeve sfidë për fermerët e Gjakovës

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës dhe inputeve...

Shembja në Prishtinë, Rama pezullon nga puna inspektorët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rrëshqitjes...

Dzeko ishte afër t’i bashkohej Juventusit më 2020, ja pse nuk ndodhi

Sulmuesi i Bosnje dhe Hercegovinës, Edin Dzeko, kishte “rënë...

Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, bëhet e ditur sipas rezultateve preliminare.

Shqiptarët garuan në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjë.

Rezultati u arrit përkundër faktit që disa shqiptarë të Luginës nuk u lejuan të votojnë.

Në përgjithësi, Partia e Aleksandar Vuciq SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje. Parashihet që SNS të kenë 180 ulëse.

Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas OSBE’së, që ka monitoruar këto zgjedhje, mbi 55 mijë votues kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz