HomeLajmeShqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e gradave në Forcat...

Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e gradave në Forcat e Armatosura

Të ngjajshme

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale (IA) tashmë ka hyrë në përditshmërinë e...

Si i ka raportet me Rogertin? Flet Miri

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe...

Jose Mourinho vendimin e parë si trajner i Real Madridit do ta marrë për Endrick

Jose Mourinho ka nisur planifikimet për sezonin e ri...

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar një vendim të ri që ndryshon strukturën e menaxhimit të karrierës dhe hierarkisë brenda Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Sipas vendimit, rregullat e vjetra të vitit 2015 shfuqizohen dhe vendosen standarde të reja për harmonizimin e gradave ushtarake me funksionet konkrete në të gjitha strukturat e ushtrisë.

Reforma prek Aparatin Qendror të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabin e Përgjithshëm, Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore, si dhe strukturat mbështetëse dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.

Po ashtu, vendimi përfshin edhe rregulla të reja për ushtarakët shqiptarë që shërbejnë në misionet e NATO-s dhe institucionet ndërkombëtare, duke përshtatur gradat me funksionet përkatëse.

Zbatimi i reformës duhet të përfundojë brenda një muaji nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa përgjegjës për implementimin janë Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz