HomeLajmeInteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Të ngjajshme

Inteligjenca artificiale (IA) tashmë ka hyrë në përditshmërinë e nxënësve në Kosovë, nga esetë e deri te detyrat e shtëpisë.

Por, sipas njohësit të politikave arsimore, Rinor Qehaja, sistemi arsimor ende nuk është duke e trajtuar këtë ndryshim si prioritet strategjik.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Qehaja thotë se inteligjenca artificiale duhet të inkorporohet brenda mësimdhënies dhe mësimnxënies në Kosovë si diçka që kthehet në përfitim për procesin arsimor.

Sipas udhëheqësit të institutit për studime të arsimit EdGuard, IA-ja nuk po e dëmton doemos të menduarit kritik të nxënësve, por po e sfidon mënyrën tradicionale të mësimdhënies.

“Janë detyrat mekanike të shtëpisë që po marrin përgjigje mekanike nga inteligjenca artificiale. Mësimdhënësit duhet të shkojnë përtej këtyre pritjeve”, thotë ai.

Qehaja vlerëson se mësimdhënësit duhet të japin më pak detyra të shtëpisë për nxënësit, teksa propozon që esetë dhe projektet të zhvillohen më shumë në prani të mësimdhënësit.

Sipas tij, digjitalizimi nuk duhet të reduktohet vetëm në tabela të mençura apo pajisje teknologjike. Ai konsideron se IA duhet të integrohet në materialet mësimore, në mënyrën e planifikimit dhe në vetë metodologjinë e mësimdhënies.

“Është gjynah që një mësimdhënës ende të harxhojë orë të tëra duke kërkuar manualisht rezultatet e të nxënit, kur inteligjenca artificiale mund ta bëjë këtë me një prekje të vetme”, shprehet Qehaja./REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz