Një ngjarje ndodhi ditën e sotme në palzhin e Velipojës, ku një pushues 34 vjeçar u shpëtua fatmirësisht pa u mbytur falë ndërhyrjes të gazetari shkodran Bepin Kolvata dhe një miku të tij të cilët kishin zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar fundjavën.
Gazetari Kolvata tregon për mugesën e autoambulancës në plazhin e Velipojës dhe rojeve bregdetare, për të cilët 34 vjeçari tani sdo të jetonte.
Statusi i Gazetarit Bebin Kolvata:
Per papergjegjshmerine e shtetit Shqiptar sot do te shenohej viktima e pare ne plazhin e Velipojes. Ishim duke u lare ne Vilun sebashku me mikun Klodian Kovaci, kur disa metra larg nesh nje i ri therriste per ndihme. Po mbytej! U afruam me shpejtesi ti vinim ne ndihme dhe me sforco e nxorem ne breg ndonese rrjedha ne grykederdhjen e Vilunit ta veshtireson ndihmen. Pas shume thirrjesh ndersa i afroheshim bregut ne ndihme me nje komardare erdhen edhe dy te rinj te tjere. I riu u shpetua fatmiresisht Zotit, por rrahjet e zemres dhe pirja e ujit ja kishte dhene efektin. Parametrat jetesor nuk i kishte optimal por fati deshi qe prane nesh te kishim dy mjeke te nderuar, dok Fatmirin me bashkeshorten Havan. I maten pulsin dhe i dhane ndihme por duhej ambulanca. Njoftuam 127 dhe duhet thene, nga Shkodra erdhi shume shpejt, por paradoksalisht nuk kishte nje ambulance as Viluni dhe as Rrjolli. Gjithe Velipoja me nje ambulance te qendres shendetesore kur atje pushojne 120 mije pushues ne vere. Skandal me te madh nuk ka. Pa roje bregdetare, pa kulla vrojtimi dhe pa mjeke e ambulance nje zone e kaq e madhe turistike.
Djali 34 vjecar qe rastisi te ishte vete infermier u dergua ne Shkoder per ndihme te specializuar. Fatmiresisht shpetoi por dha edhe nje sinjal te forte qe duhet te shkoje ne veshet e Bashkise Shkoder, ministrise se Turizmit dhe asaj te Shendetesise. Beni detyren dhe merrni masa sepse jeta e njeriut eshte ne rrezik !!!


