BallinaBotëShpërthim në Gjermani, raportohet për 25 të lënduar

Shpërthim në Gjermani, raportohet për 25 të lënduar

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Policia gjermane thotë se 25 persona janë lënduar pas një shpërthimi në një ndërtesë në qytetin Wuppertal.

Autoritetet gjermane thonë se shpërthimi ka ndodhur pak para mesnatës të shtunën, raporton AP.

Zjarri më pas ka kapluar ndërtesën disa katërshe dhe zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi për ta shuar zjarrin, pasi pjesë të ndërtesës kanë kolapsuar.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shpëtojnë katër persona që ishin brenda ndërtesës. Ata kanë pësuar lëndime të rënda.

Ndërkaq, 21 persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia gjermane tha sot se ende nuk kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, ndërkaq hetimet për të gjetur shkakun e shpërthimit, kanë nisur tashmë. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz