Shpërthim në Delhi, të paktën 8 të vdekur dhe 11 të plagosur
dp

Lexo edheZelensky: Rusia mund të nisë front edhe ndaj një vendi tjetër para se të përfundojë lufta në Ukrainë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një makinë në zonën e dendur të Fortit të Kuq në Delhi, raporton Reuters, duke cituar një zëdhënës të policisë.
Sipas zëdhënësit, autoritetet ende po verifikojnë shifrat e viktimave me spitalet e zonës. Shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar dhe hetimet janë në vazhdim.
Zëvendësshefi i zjarrfikësve të Delhit tha se të paktën gjashtë automjete dhe tre auto-riksha u përfshinë nga zjarri si pasojë e shpërthimit.

Lexo edheZelensky: Rusia mund të nisë front edhe ndaj një vendi tjetër para se të përfundojë lufta në Ukrainë
Kanale televizive indiane raportojnë se në kryeqytet, si dhe në Mumbai, është shpallur alarm i lartë për sigurinë.