back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeShpërthim edhe në Prishtinë, lëndohet një person

Shpërthim edhe në Prishtinë, lëndohet një person

Të ngjajshme

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me...

Një person është lënduar mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi në një objekt banesor në kryeqytet.

Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e pestë të një objekti banesor në rr. “Beqir Kastrati”, në lagjen “Mati 1”.

Në fotografitë e siguruara nga kallxo.com shihet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha se me të marrë informacionin, njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 10:15 kemi marrë informatë për një shpërthim në rrugën “Beqir Kastrati” në Prishtinë. Në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe nga kjo është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja e Policisë. /kallxo.com/

Të Fundit

Sport

ShowBiz