Shpërthen revolta te Manchester United, Scholes kërkon largimin e pronarëve

Legjenda e “Djajve të Kuq” nuk e sheh zgjidhjen te trajneri, por te pronësia e klubit. Pas humbjes 3-0 ndaj Bournemouth, ai kërkon ndryshime rrënjësore në majën e drejtimit.
Problemet te Manchester United nuk lidhen vetëm me rezultatet apo të ardhmen e trajnerit Michael Carrick. Paul Scholes ka dalë hapur kundër drejtuesve të klubit, duke kërkuar ndryshimin e pronësisë si rrugën e vetme për të dalë nga kriza. “Pronësia duhet të ndryshojë.
E vetmja mënyrë për ta përmirësuar këtë situatë është ndryshimi i pronësisë”, deklaroi ish-mesfushori legjendar, me një qëndrim të qartë kundër mënyrës se si po drejtohet klubi.

Lexo edheE pabesueshme, Fleetwood i shënon Arsenalit
Reagimi i tij vjen pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Bournemouth në “Old Trafford”, rezultat që ka shtuar presionin dhe pikëpyetjet mbi të ardhmen e Carrick. Pavarësisht zërave për një ndryshim të mundshëm në stol, trajneri anglez vijon të jetë në detyrë. Pas kritikave të Gary Neville, edhe Scholes ka vendosur të flasë hapur për situatën e klubit që njohu vitet e tij më të lavdishme. Por, ndryshe nga ata që e shohin trajnerin si problemin kryesor, ish-futbollisti e zhvendos përgjegjësinë te drejtuesit dhe pronarët.
Mesazhi i tij është i drejtpërdrejtë: ndryshimi i trajnerit mund të mos mjaftojë, nëse nuk ndryshon mënyra se si menaxhohet Manchester United. Për Scholes, zgjidhja e krizës nis nga maja e klubit.














