BallinaBotëShpërthen lufta Izrael - Iran, avionë dhe raketa nisin bombardimin

Shpërthen lufta Izrael – Iran, avionë dhe raketa nisin bombardimin

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Një konflikt i ri ka shpërthyer në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Trump për të pezulluar marrëveshjen për programin bërthamor të Iranit.

Fill pas kësaj, Izraeli sulmoi gjatë ditës së djeshme një bazë afër Damaskut ku qëndronin ushtarët iranianë.

Ndërkohë pak pas mesnatës së djeshme, 20 raketa “fajr” të Iranit goditën pozicionet izraelite në zonat e pushtuara të Sirisë në lartësitë Golan duke shkaktuar dëme materiale

Izraeli iu përgjigj gjatë mëngjesit të sotëm sulmit të iranianëve duke shkatërruar një bazë të mbrojtjes ajrore siriane.

Televizioni sirian raporton se shumica e raketave të Izraelit u shkatërruan në ajër, por disa prej tyre arritën që të shkatërronin bazën në fjalë.

Më parë, Izraeli dhe Irani bënin një luftë indirekte e njeri-tjetrin, por vendimi i Trump-it i bëri ata që të përplasen direkt duke sjellë kështu një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme tepër të përzierë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz