BallinaLajmeShpend Maxhuni emërohet drejtori i ri i AKI-së

Shpend Maxhuni emërohet drejtori i ri i AKI-së

Të ngjajshme

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Vdes gazetari shqiptar Namir Lapardhja

Namir Lapardhja, redaktori politik i gazetës Tema, është ndarë...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e Shpend Maxhuni, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Siç njofton komunikata nga presidenca, emërimi u bë duke u bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenit 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Ndërkaq, Shpend Maxhuni ishte emëruar drejtor i Policisë në vitin 2011, ndërsa është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999.

Para Maxhunit, në postin e shefit të AKI-së ishte Driton Gashi i cili dha dorëheqja pas kërkesës së kryeministrit Haradinajt për ta liruar detyrën pas aferës së deportimit misterioz të 6 shtetasve turq. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz