back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeShpend Ahmeti për gjendjen në vend: As armikut nuk do t’i dëshiroja...

Shpend Ahmeti për gjendjen në vend: As armikut nuk do t’i dëshiroja të ishte kryeministër tani

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se tani në këtë situatë pandemie Kosova ka nevojë për një qeveri funksionale dhe për një konsensus të përgjithshëm.

I pari i kryeqytetit, ka thënë se situata në vend kërkon të veprohet shpejtë, e të largohen kryneçësit dhe inatet politike. Koha se kush është më popullor e kush jo sipas tij tashmë ka perenduar.

”Neve na duhet vendimmarrje funksionale, që është e shpejtë, vendimmarrje që nuk është e bllokuar, nuk po them çfarëdo vendimmarrje. Mirëpo ju e keni parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, kemi polarizim edhe më të madh të dy partive politike, por kur janë takuar për situatën ekonomike, një javë kanë negociu dhe asnjë votë kundër në senatin për të miratuar pakon 2-3 trilionë dollarësh”.

“Te ne nuk po lejohet që qeverisë që është rrëzu me dërgu ligj, nuk mund t’i lëvizim fondet, në anën tjetër opozita paraqet programin e vet, gjithë ditën e gjithë natën ka gjuajte të njërës anë në tjetër, jo ju s’po dëgjoni jo ju s’po dëgjoni, nuk e meritojnë qytetarët këtë, nevojitet një kompromis dhe vendimmarrje kolektive, për ta bërë pakon ekonomike dhe për të reaguar”.

“Pas gjithë kësaj situate shohim partitë, të luftojnë për pushtet. As armikut më të madh nuk do të ja dëshirojë Kryeministrin sot. Punë të vështirë se sa kryeministër në këto ditë nuk do të ketë , kushdo që ka menduar të rritet e të marrë vota, e me u popullarizu, duhet ta kuptoj se do të jetë periudhë tepër e vështirë, periudhë që nuk mundet ta përballoj asnjë politik, pra kemi nevojë që për qeveri që sakrifikohet që do të thotë fundi i karrierës politike, sepse nuk do të mund tu përgjigjemi kërkesave dhe kjo do të kushtoj më pas mos popullaritet. Ka kaluar koha, të mendojmë për vetën a po shpëtojmë politikisht , është koha ta shpëtojmë shtetin”, tha Ahmeti për IndeksOnline.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz