back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeShpend Ahmeti i pasigurt në VV, aktivistët ia kërkojnë dorëheqjen nga kryetari...

Shpend Ahmeti i pasigurt në VV, aktivistët ia kërkojnë dorëheqjen nga kryetari i Prishtinës

Të ngjajshme

Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor

Shtëpia e futbollit FIFA e ka bërë publike orarin...

Donald Trump merr një çmim special nga Infantino

Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do...

Lladrovci: PDK do të bëhej më e fortë me Sylejman Selimin, Fatmir Limajn…

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Partia...

Krizën në Vetëvendosje deri ditëve të fundit, Shpend Ahmeti e përcolli nga larg, duke tentuar që së paku t’i afrojë dy krahët e ndarë.

Por kur ndarja tashmë po duket e pamundur edhe kryetari i Prishtinës po paralajmëron pozicionimin e tij me krahun e të pakënaqurve.

Kështu të paktën deklaroi Shpend Ahmeti mbrëmë në një emision televiziv. Ai nuk siguroi se do të mbetet në Vetëvendosje.

“Unë mund të garantoj vetëm që do të jem kryetar i Prishtinës dhe asgjë më shumë. Nuk e mohoj. Situata në Vetëvendosje nuk është e mirë”, tha Ahmeti gjatë intervistës.

Madje sipas burimeve të lajmi.net Shpend Ahmeti është kandidat potencial edhe për kryetar të partisë së re, që do të krijohet nga të dorëhequrit e VV-së.

Burimet thanë se partia e re që do të quhet Lëvizja Socialdemokrate do t’i ketë 13 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Por, e ardhmja politike e Shpend Ahmetit që me shumë gjasë do të jetë në “krahun Molliqaj” nuk poi u pëlqëen aktivistëve të Vetëvendosjes.

Në paralajmërimin që kryetari i Prishtinës e bëri se do të jetë i ftuar në KTV shumica e komenteve kanë qenë kritikuese për Ahmetin.

Madje një numër i qytetarëve që duket se janë votues të VV-së, Shpend Ahmetit ia kërkuan edhe dorëheqjen nga kryetari i Prishtinës.

“Nese qajo qe the eshte e vertet , nuk mundesh me kom kryetar i prishtines tu u hek prej vv s , duhet me dal me kandidu prap. Perndryshe nuk mundesh edhe mu hek prej vv edhe me mbet qaty ky je se votat i ki marr me vv”, i ka shkruar një qytetar Shpend Ahmetit.

Komente tjera ia janë drejtuar kryetarit të Prishtinës duke i thënë se për të parin e kryeqytetit duhet të kandidojë përsëri si i pavarur.
Madje një aktivist i ka thënë Ahmetit se postin e kryetarit e ka marrë me ndihmën e Albin Kurtit.
“Nese largohesh nga VV atehere largohu edhe nga posti i kryetarit te Prishtines. Ndryshe nuk e meriton at post se kjo VV me Albinin tkan ndihmu aty edhe nuk je ky qe je tasht pa VV dhe Albinin”, shkruhet në koment.
E dikujt i ka shkuar në mendje ta përcjellë edhe numrin e likeve në paralajmërimin e Ahmetit.

Kjo u ndërlidh gjithmonë me pozicionimin e kryetarit të Prishtinës ditëve të fundit.
“Edhe ti sikur tjeter dole burre i lige e tash me siguri dot bëhësh me nje analfabet siq është molliqaj”, ka shkruar një tjetër aktivist.
E çka vërehet është se komentet e këtyre personave kanë marrë mjaft pëlqime nga të tjerët.
Përçarjet në partinë e Albin Kurtit u thelluan edhe më shumë në debatin që Dardan Molliqaj e pati me Glauk Konjufcën. Aty pati kritika e akuza për mënyrën se si funskiononte partia.
Se Vetëvendosja po shkon drejt ndarjes u pa edhe në seacën solemne për 10 vjetorin e pavarësisë.
Molliqaj, Visar Ymeri me të dorëhequrit e tjerë ishin prezentë në ceremoninë e intonimit të himnit dhe madje u ngritën në këmbë. Kurse Albin Kurti me deputetët e tij e bojkotuan këtë ceremoni

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz