back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeShpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Fisnik Ismajli në afera të dyshimta me...

Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe Fisnik Ismajli në afera të dyshimta me Birrën Peja

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Tashmë asnjë ngjarje e madhe nuk ndodh në Prishtinë, pa qenë mbrapa birra Peja, e cila është në marrdhënie kontraktuale me deputetin e Lëvzjes Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosja dhe Komuna e Prishtinës nuk komunikojnë me Gazetën Express, prandaj e kemi të pamundur që të marrim prononcime prej tyre.

Ilir Kërqeli, ndërmarrës i ri në Prishtinë, nuk po pushon së ngrituri zërin në faqën e tij në Facebook për dyshimet për korrupsion në mes të komunës së Prishtinës dhe birrarisë Peja.

Sigurisht që kjo nuk do të përbënte kurrfarë lajmi sikur Kërqeli të mos kishte qenë një njeri i afërt me Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti për një kohë të gjatë, për ç’gjë dëshmojnë edhe selfiet e këtyre dyve.

Por kjo miqësi nuk e ka ndalur atë që të jep indikacione për korrupsion, në disa prej statuseve të fundit.

“Dardan Sejdiu duhet me e sqaru publikisht për qytetarët, se si ndodhi që në ditën e fundit, para fillimit të kampionatit evropian të futbollit, t’i jepet birrës së Pejës organizimi i ndeshjeve në shesh?”, pyet Kërqeli, duke e vazhduar pyetjen tjetër se përse nga kjo garë, për organizim të shikimit të ndeshjeve, u tërheq një kompani tjetër dhe cfarë ju dha në kompensim kompanisë tjetër?

Pra sipas Kërqelit administrata e Shpend Ahmetit ka vendosur që në momentin e fundit t’i jap organizimin birrës së Pejës, duke e ‘bindur’ një kompani tjetër që të tërhiqet, për t’i dhënë kësaj të fundit një shpërblim tjetër. Kërqeli i kontaktuar nga Express për t’i shtjelluar këto enigma, ka thënë se do të flasë pas disa ditëve, por ka thënë gjithashtu se mund t’i përdorim për publikim statuset e tij.

Kërqeli në shkrimet e tij në FB e bën një lidhje në mes të organizimit për kampionatin evropian, birrës së Pejës, koncertit të Dua Lipës, babait të Dua Lipës dhe deputetit Fisnik Ismaili.

Ky është statusi i plotë i Ilir Kërqelit:

Cila mund të jetë lidhja?

– Fisnik Ismaili është i lidhur me kompaninë Birra e Pejës.

– Kompania e tij, Karrota, merret me marketingun e Birrës së Pejës.

– Ismaili është një mik i ngushtë i kryetarit Ahmeti dhe zëvendëskryetarit Sejdiu.

– Do të ishte tepër e cuditshme që të ishte rastësi që pikërisht Birra e Pejës të ishte pjesë përbërëse e organizimeve të komunës së Prishtinës, duke përfshirë edhe koncertin e Dua Lipës, së cilës Shpend Ahmeti ia dha 50 mijë euro donacion.

Përvec këtyre fakteve Kërqeli në statusin e tij ka pyetur Dardan Sejdiun se përse ai po bën presion që Stacioni i Autobusëve të brendohet me birrën e Pejës?

Krejt në fund Kërqeli aludon edhe për punësime të ndërsjella në mes të palëve të përfshira në ketë afer.

Ilir Kërqeli në shoqëri të Fisnik Ismailit dhe Shpend Ahmetit

Të Fundit

Sport

ShowBiz