BallinaLajmeShoqata e Pacientëve reagon për rastin e rrëzimit të foshnjes në QKUK

Shoqata e Pacientëve reagon për rastin e rrëzimit të foshnjes në QKUK

Të ngjajshme

Netanyahu: Izraeli nuk e futi SHBA-në në luftë me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu filloi të rendisë të gjitha...

Pop i zgjuar dhe i guximshëm

April Grey, artistja amerikane që krijon, shkruan dhe prodhon...

Namazi i Fitër Bajramit falet në 06:18

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me...

Procedurat më të dhimbshme të operacionëve mjekësore

Edhe pse procedurat mjekësore janë të domosdoshme dhe shpesh...

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, ka reaguar ndaj rastit të rënies së foshnjës me kokë në dyshime në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me ç`rast ka pësuar lëndime në kokë.

“Kjo është një ngjarje aspak e dëshirueshme për secilin dashamirës të shëndetësisë në përgjithësi, e pacientëve në veqanti. Se fëmiu ka rënë në dysheme dhe është lënduar, tashmë nuk kemi asnjë dyshim sepse ka fakte të mjaftueshme, madje është pranuar edhe nga Klinika e Gjinekologjisë”.

“Duke rikujtuar se neglizhenca është “dështimi për të ushtruar kujdesin apo aftësitë e duhura” , konkludojmë se stafi ka dështuar që të merr masat preventive që pacienti të trajtohet në mënyrë të sigurt brenda institucionit, ashtu siç është e përshkruar në nenin 1 dhe 9 të Kartës së të Drejtave të Pacientëve”.

Kjo shoqatë kërkon nga organet e shëndetësisë, që nga Ministri e deri tek menaxhmenti i klinikës, që në një kohë sa më të shkurtër, të marrin masa për personat përgjegjës në proporcion me dëmet që i kanë shkaktuar

” Kjo për faktin se ky staf nuk është i denjë të jep shërbime për pacientë, pa u pastruar nga pretendimet se kanë shkelur të drejtat e pacientit. Ky do të ishte një satisfaksion moral për nënën dhe foshnjen e saj, por edhe do ta përmirësonte imazhin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe punëtorëve të tjerë të zellshëm të cilët e kryejn detyrën me përkushtim’, thuhet në një kumtesë të PRAK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz