back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaJetëKurioziteteShkon të paguajë ujin por i bie të fiket kur mëson shumën...

Shkon të paguajë ujin por i bie të fiket kur mëson shumën që ka borxh, transportohet me urgjencë në spital

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Një qytetar nga Shkodra ka shkuar për të paguar faturën e ujit të pijshëm por është përballur me një situatë që nuk e kishte menduar asnjëherë. Punonjësit e ujësjellësit i kanë treguar se qytetari kishte një shumë të konsiderueshme për të paguar si shkak i detyrimeve të prapambetura nga vitet e tjera.

Sapo ka dëgjuar shumën që i është thënë atëherë ky shtetas nuk e ka përballuar dhe i ka rënë të fikët raporton ShkodraNews. Menjëherë është njoftuar ambulanca e spitalit rajonal të Shkodrës e cila ka mbërritur duke e dërguar në urgjencë qytetarin.

Pasi ka marrë ndihmën e parë ky shtetas është në gjendje jashtë rrezikut për jetën por ende i shtangur nga shuma që duhet të paguaj.

Tashmë qytetarit i duhet që të bëjë akt-marrëveshje me ujësjellësin si e vetmja zgjidhje për të paguar detyrimet e prapambetura në kuadër të reformës së ujit që është ndërmarrë në gjithë Shqipërinë./ShkodraNews

Të Fundit

Sport

ShowBiz