back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëShkolla profesionale nga Skenderaj, shënon ndër prezantimet më të mira në "Panairin...

Shkolla profesionale nga Skenderaj, shënon ndër prezantimet më të mira në “Panairin e Edukimit” (FOTO)

Të ngjajshme

Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë...

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...

Kamenicë: Varri dëmtohet nga persona të panjohur, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kamenicë, të...

Analisti i ekonomisë paralajmëron rritje të çmimeve me ardhjen e mërgatës në Kosovë

Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka paralajmëruar se vendi...

Shkolla e mesme profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj ka shënuar ndër prezantimet më të mira në panairin ekonimik “Prishtina 2017”

Drejtori i kësaj shkolle Armend Bajraktari tha për Drenica Press se e gjitha puna praktike është prezantuar në panair, kështu nga vlerësimet e të pranishmëve kemi marrë shumë përprahje për punën që jemi duke e bërë.

Në Panirin “Prishtina 2016” të cilin e organizoi Oda Ekonomike e Kosovës dhe” Panairin e Edukimit” të cilin e organizoi MASH-të mori pjesë edhe Shkolla e mesme e lartë “ Qendra e Kompetencës-Skenderaj”. Panairi “Prishtina 2017” u mbajtë në Prishtinë duke filluar nga data 19 -22 Prill 2017. Në këtë Panair morën pjesë shumë biznese nga tërë rajoni duke promovuar produktet e tyre. Qendra e Kompetencës-Skenderaj në këtë Panair bëri prezantimin e produkteve të punuara nga nxënësit gjatë vitit shkollor, transmeton Drenica Press

. Ky prezantim i produkteve u bë nga të gjitha profilet që ka Qendra e Kompetencës. Rol të rëndësishëm ky panair kishte edhe njohjen dhe bashkëpunimin me shumë biznese, që në të ardhmen do të rezultojë me lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes shkollës dhe biznesit.

Në ” Panairin e Edukimit” përveq bizneseve  morën pjesë shumë shkolla profesionale,duke bërë prezantimin e produkteve. Qendra e kompetencës-Skenderaj gjatë dy ditëve sa zgjati ky panair (20-21 Prill) prezentoi  produktet e punuara nga nxënësit, ku pati një interesim mjaftë të madh nga vizitorët e sidomos nga nxënësit e klasave fillore (klasa e 9 të) që tani bëhët edhe orientimi i tyre për shkollim të mëtutjeshëm.

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

Fotografia e Qendra e Kompetences Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz